Produktet e reja të grimit, i provoi në fytyrën e të fejuarit që flinte (Video)

Rebecca Hambridge nga West Midlands, i ka testuar produktet e reja të grimit teksa i fejuari i saj Nathan Aston ishte duke fjetur.

Fun

19/06/2018 23:54

Paletën e re me hijet e fytyrës, 22-vjeçarja i aplikoi ngadalë nëpër fytyrën e tij, pasi t’ia ketë lyer buzët dhe vënë disa vija në sy, transmeton Telegrafi.

“Po i testoja hijet në pjesë të ndryshme të dorës, por kur e pashë atë duke gërhitur, mendoja t’ia bëj një transformim dhe të provoj se si duken”, ka shkruar Hambridge.

Gjatë tërë kohës, Aston ishte në gjumë, por lëvizjet e brushës në fytyrë duket se i kanë penguar dhe ai nisi të zgjohet ngadalë.

“Jeni shumë i bukur”, i ka thënë ajo me mahi, ndërsa ai duke u zgjuar nisi të qeshte dhe nuk u nervozua për tretmanin në fytyrë.

YouTube player