Produktet e përditshme që dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj

Njerëzit përdorin gjëra që nuk u nevojiten dhe dëmtojnë shëndetin e tyre. Shpesh për këtë është faji i kompanive dhe marketingut të produkteve të tyre.

Lifestyle

09/09/2017 09:56

Ja disa produkte që dëmtojnë shëndetin dhe njerëzit i përdorin çdo ditë pa e kuptuar.

1-Mbajtëset plastike të ushqimeve: Në vetvete nuk dëmton plastika, por komponentët kimikë që përdoren për prodhimin e saj. Kur ato lahen, ngrohen apo kanë kontakte me dritën e fortë, plastika çliron shumë toksina të rrezikshme për shëndetin.

2-Shapkat plastike të mbyllura: Këto shapka nuk ofrojnë një mbështetje dhe stabilitet të mirë për këmbën duke çuar në dhimbje të thembrës, kallo dhe probleme të tjera të saj.

3-Rimeli: Tregoni kujdes ndaj përbërësve të rimelit. Disa komponentë të saj si parabens, aluminum powder dhe propylene glycol janë të rrezikshëm për shëndetin e syve.

4-Enët që nuk ngjitin: Kimikatet e përdorura për të krijuar veshjes jo ngjitëse në enët e kuzhinës bëhen të rrezikshme kur temperatura e gatimit i kalon 230 gradë celsius. Këto substanca çojnë në formimin e qelizave kancerogjene.

5-Sapunët antibakterialë: Sasia e triclosan, një antiseptik që përdoret në sapun antibakterial, duhet të jetë nga 0.1-0.3%.

Megjithatë, prapë dëmi është shumë i madh pasi triclosan dobëson sistemin imunitar dhe e bën trupin tonë të rezistojë thithjen e antibiotikëve. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë një çekuilibër hormonal dhe distro muskulore.

Në fakt, sapuni antibakterial nuk është më shumë se një mashtrim marketingu. Hulumtimet tregojnë se çdo baktere mund të lahet me duart tuaja me një sapun të thjeshtë. /Lajmi.net/