Prodhuesit e qumështit nuk duan që Ministria e Bujqësisë t’i lihet minoriteteve

Pas zhvillimeve të fundit në lidhje me ndarjet e dikastereve ministrore, Shoqata e  Prodhueseve dhe Përpunuese të Qumështit (SHPQK/SHIQK) është shprehur të jetë e brengosur që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR-a)  ti ndahet a po të udhëheqjet nga  Minirotitet.

Lajme

07/09/2017 14:46

Shoqata e Prodhueseve dhe Përpunuese të Qumështit, kjo breng  është prezent tek fermerët  prodhuesit dhe përpunuesit të Qumështit të cilët këtë  e kanë adresuar tek ne si përfaqësues të tyre.

“Prandaj duke marr parasysh rëndësinë vitale të këtij sektori, i cili është  ndër sektorët strategjik dhe promotor i zhvillimit ekonomik  kërkojmë nëpërmjet mediave elektronike dhe të shkruara që këtë vendim ta rishqyrtojnë edhe njëherë. Ne si prodhues dhe përpunues të qumështit kërkojmë  që  kjo pakënaqësi e  jona të merret parasysh nga organet kompetente”, thuhet në një deklarat për media të SHPQK. /Lajmi.net/