Prodhuesit e Kosovës përkrahin vendimin e Qeverisë, kërkojnë vazhdimin e taksës doganore për Serbinë

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka vizituar drejtorinë doganore të Kosovës.

Lajme

08/11/2018 19:33

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot ka vizituar drejtorinë doganore të Kosovës ku është takuar me drejtorin e doganës Bahri Berisha, raporton lajmi.net.

Në njoftimin e Klublit të Prodhuesve të Kosovës, thuhet se, ky takim kishte për qëllim që të shikohet nga afër implementimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të ju vihet taksë prej 10%.

Klubi i Prodhueseve e shprehu gatishmërinë për përkrahjen e doganës për implementimin e kësaj mase tarifore dhe e inkurajojë këtë institucion që vazhdojë me implementimin e mëtutjeshëm të këtij vendimi. /Lajmi.net/