Prodhuesi i veturave elektrike Tesla me rekord të ri për shitjet

Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, njëherësh kompani për ruajtjen e energjisë elektrike, “Tesla”, ka vendosur një rekord të ri, për sa i përket shitjes së automjeteve në një tremujor.

Auto & Tek

04/04/2017 00:19

Tesla njoftoi se ka shitur 25.000 automjete në tremujorin e parë të vitit 2017, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania teknologjike me seli në Kaliforni, në një komunikatë për mediat njoftoi se në tremujorin e parë të këtij viti ka shitur rreth 13.450 vetura “Model S” dhe 11.550 xhipa “Model X”.

“Ky rekord për një tremujor, për kompaninë pasqyron një rritje prej 69 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2016”, thotë kompania.

Tesla njofton më tej se në tremujorin e parë të këtij viti, kompania ka shitur një total prej 25.418 automjete, që është një tjetër rekord tremujorësh.

Çmimi fillestar për modelin S është përcaktuar të jetë 68.000 dollarë, ndërsa çmimi fillestar për xhipat Model X, është 85.500 dollarë.

Modeli X është në gjendje të udhëtojnë 295 milje (474.7 kilometra) me një bateri prej 100 kilovat-orë.