Prodhohet pasqyra që mbushë telefonin (Video)

Smartfoni është një ndër shpikjet më të rëndësishme të këtij shekulli, i cili ka revolucionarizuar jo vetëm tregun e telefonisë celulare, por i ka dhënë një tjetër dimension komunikimit.

Auto & Tek

20/05/2017 13:03

Nëse smartfoni është aq ‘perfekt’, a ka diçka që nuk shkon tek ai ? Gjëja e parë që iu vjen ndërmend është bateria e cila arrin limitin e saj brenda pak orësh.

Për këtë arsye kompania Kickstarter dhe Indiegogo kanë financuar një projekt që do u pëlqejë shumë femrave, ata kanë futur në treg ‘Pearl Compact Mirror+Usb battery’, një pasqyrë e vogël, e cila krahas funksionit estetik shërben për të mbushur telefonin.

Ajo është e lidhur me një kabull USB dhe mbush telefonin deri në dy herë në ditë.

YouTube player