Prodhohet makina për eksplorimin e planetit Mars (Foto)

Një automjet për të eksploruar planetin Mars, është ekspozuar në Kompleksin Vizitor të Qendrës Hapësinore "Kennedy", në Florida.

Auto & Tek

13/05/2017 12:46

Projektimi dhe prodhimi i makinës është bërë nga “Parker Brothers Concept”, një kompani që merret me dizajnimin dhe prodhimin e makinave “të çuditshme”, për filma dhe prodhime televizive.

Makina ka 6 rrota dhe është prodhuar tërësisht nga fibra karboni dhe alumini, si dhe punon me energji diellore, njofton TopChannel.

Ajo është projektuar për të akomoduar katër astronautë dhe pjesa e pasme funksionon si një laborator i shkëputur edhe pse ndoshta nuk do të udhëtojë kurrë për në planetin e kuq.

Ky mjet mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 95-110 km/orë, por ende nuk bëhet e ditur kostoja e tij.

marsss