Prodhimi më i fuqishëm që Audi e ka bërë ndonjëherë

Edicioni i kufizuar i modelit Audi R8 është më i shpejti që është prodhuar ndonjëherë nga kompania gjermane.

Auto & Tek

29/10/2014 16:00

Përderisa Audi i kishte mahnitur të gjithë me gjeneratën e parë të Audi R8, prodhuesi gjerman i veturave është duke shpresuar që të bëjë më shumë blerës me një lansim të ri të një edicioni të kufizuar të këtij modeli, variant ky që do të debutojë në shfaqjen e veturave në LA.

I quajtur si Audi R8 Competition, vetëm 60 njësi të këtij modeli janë caktuar për prodhim dhe do të shitet ekskluzivisht në SHBA, transmeton Lajmi.net.

Audi thotë se R8 Competition është prodhimi më i fuqishëm i një veture që e ka bërë ndonjëherë, me një motor V10 5.2-litërsh dhe një shtesë prej 20 kuaj-fuqi ku prodhimi total arrinë në 570 kuaj-fuqi.