Procesi mësimor në Kosovë do të fillojë normalisht, gripi sezonal nuk është alarmant

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Naser Ramadani, bëri të ditur për lajmi.net se gripi sezonal nuk paraqet asnjë problem në vijimin e mësimit normalisht nëpër shkolla.

Lajme

04/01/2017 16:01

“Kjo është gjendje normale, gripi sezonal nuk është alarmant në vendin tonë që të shpallet epidemi, çdo gjë po shkon në rregull”, tha ai.

Sipas tij, masat për parandalimin e këtyre viruseve janë ndërmarrë me kohë.

Në tetor të vitit 2016 janë bërë vaksinimet dhe janë parandaluar simptomat.

“Në tetor janë bërë vaksinimet, gripi i tanishëm është në gjendje normale sezonale, edhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë me rregull”, tha Ramadani për lajmi.net.

Pushimi dimëror do të përfundojë javën që vjen, kështu që fëmijët do të kthehen në shkollë pa ndonjë problem. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Pas Shqipërisë, edhe Serbia i mbyll shkollat për shkak të gripit