Procedura më e re dhe më e sigurt e mbjelljes së flokëve (Foto)

James Draper, një 34-vjeçar nga Anglia, kaloi në një procedurë direkte të transplantimit të flokëve, për të rikthyer flokët në kokë në mënyrë të pabesueshme.

Lifestyle

21/07/2015 10:45

Kjo procedurë është kryer me anestezion lokal dhe nuk kërkon operacion apo qëndrim të gjatë në klinikë – dhe kushton rreth $7,000.

Kjo është një procedurë e re e mbjelljes së flokëve, e cila jo vetëm që është fantastike por as e dhimbshme dhe nuk lë shenja apo plagë në pjesët e kokës, transmeton Lajmi.net.

James, që është 34-vjeç, filloi të brengosej për humbjen e flokëve dhe filloi kërkimin për një procedurë të mirë të mbjelljes së flokëve. Ai në Londër gjeti një klinikë e cila do t’ia bënte transplantin e flokëve në një procedurë shtatë-orëshe, duke i garantuar atij rritjen e flokëve gjatë gjithë jetës dhe 100% siguri.

Ai u bind nga kjo klinikë dhe mbjellja filloi duke nxjerrë gjëndrat e flokëve në zonat e kokës ku kishte shumë flokë – duke përdorur një mjet posaçërisht të projektuar për të nxjerrë këto gjëndra në një diametër prej më pak se 1mm, për të shmangur dëmtimet.

Më pas, gjëndrat e flokëve do t’i futeshin atij në mënyrë të drejtpërdrejtë një-nga-një, duke krijuar dendësi kumulative. Pa operacion, pa qepje dhe pa qëndrim të gjatë në spital.

Transformimi i tij filloi me një prerje të flokëve në stil ushtarak. Këtë procedurë të mbjelljes së flokëve tashmë e kanë përdorur shumë fytyra të njohura botërore, duke përfshirë futbollstin Wayne Rooney – të cilit i kushtoi $13,000. (Lajmi.net)

Shikojeni transformimin mahnitës të tij:

2A96E90E00000578-3164021-beofre-a-97_14370615800222A96E8D600000578-3164021-having_follicles_removed_from_donor_area-m-110_14370618098752A96E8F200000578-3164021-putting_in_the_follicles-a-103_14370616148242A96E9AB00000578-3164021-taking_out_follicles-a-101_14370615957612A96E8D000000578-3164021-follicles-a-102_14370616104642A96E90100000578-3164021-putting_in_follicles-a-104_1437061618696Screenshot_12A96E7BA00000578-3164021-after-a-98_14370615837942A96E7C000000578-3164021-image-m-109_1437061657894