Problemi me të menduarit pozitiv

Të menduarit pozitiv mund të ju bëjë dembel për të plotësuar dëshirat tuaja.

Lifestyle

19/10/2016 14:54

Para 50 vitesh, kur Michael Stausholm filloi një biznes me një mik, partneri i tij pikturoi një tablo rozë për të ardhmen e biznesit dhe i premtoi atij shumë suksese, shkruan BBC, transmeton lajmi.net

Stausholm i besoi atij dhe u ndje i ngritur, derisa ai thoshte se do të bëhej ashtu. Të mendosh pozitivisht, sipas të gjithave, të qon drejt suksesit, apo jo?

Por kur biznesi u shpërbë, ai mori një mësim të rëndësishëm. Ka një gjë negative në fuqinë e pozitivitetit. “Të jesh pozitiv dhe i lumtur, nuk do të thotë të kesh fat-duhet të ketë përzierje me realitetin”, tha ai.

Fuqia e pozitivitetit ka qenë princip  i liderëve të biznesit së paku prej vitit 1936 kur Napoleon Hill publikoi “Mendo dhe bëhu i pasur”. Dy dekada më vonë, Norman Vincent Peale shkruajti “Fuqia e të menduarit pozitiv”, e cila u shit më shumë se 21 milion kopje në të gjithë botën.

Duke u bazuar në këto “mendime pozitive”,  ato negativet nuk duken fare në rrugën e suksesit. Mirëpo, në fakt, kërkimet e reja thonë se mendimi pozitiv i ka kufijtë e vet, madje i ka edhe grackat. Pozitiviteti mund të kufizojë suksesin tuaj.

Fuqia joshëse e fantazisë

Gabriele Oettingen, profesor i psikologjisë në Universitetin e New Yorkut, i cili e ka shkruar “Mendoni sërish për mendimin pozitiv:brenda shkencës së motivacionit, thotë se kur ajo filloi të studiojë të menduarit pozitiv, ajo zbuloi se energjia bjen kur njerëzit gjenerojnë fantazi të lumtur për të ardhmen për një punë ose për fitimin e parave.

“Problemi qëndron se njerëzit nuk e zgjojnë këtë energji për të plotësuar dëshirat e tyre”, thotë Oettingen.

“Fantazia e tyre, bën që ata të ndjehen të relaksuar”, kështu që ata e humbin motivimin për të bërë gjërat realitet”, thotë ajo.

“Unë shkatërrova eksperimentin tim”, thotë Sharot, megjithatë njerëzit kanë qasje të ndryshme ndaj optimizmit. “Ata imagjinojnë se e ardhmja e tyre është më e mirë se e kaluara”, shpjegon Sharot, drejtoreshë e një grupi për emocionet në Londër.

Ajo zbuloi se njerëzit munden automatikisht të ndryshojnë një eksperiencë negative, duke e kthyer në pozitive- ata mund të thonë, për shembull se ata u ndanë me partnerët e tyre mirëpo e gjetën një më të mirë. /lajmi.net