Problemi në mbrojtje

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers i ka bërë thirrje skuadrës së tij të përmirësojë paraqitjen në mbrojtje, në duelin e ardhshëm të Premierligës kundër Norwichit në Anfield Road të mërkurën. Reds kanë pranuar gjashtë gola në dy ndeshjet e fundit në Premierligë dhe pësuan disfatë 3:1 nga Hull City të dielën. Tani, Liverpool gjendet shtatë…

Sport

02/12/2013 19:40

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers i ka bërë thirrje skuadrës së tij të përmirësojë paraqitjen në mbrojtje, në duelin e ardhshëm të Premierligës kundër Norwichit në Anfield Road të mërkurën.

Reds kanë pranuar gjashtë gola në dy ndeshjet e fundit në Premierligë dhe pësuan disfatë 3:1 nga Hull City të dielën. Tani, Liverpool gjendet shtatë pikë prapa liderit Arsenal.

Por, duelet e njëpasnjëshme si nikoqir kundër Norwichit dhe West Ham Unitedit paraqesin mundësi ideale për Liverpoolin që të rikthehet në rrugën e drejtë dhe Rodgers pret reagim nga futbollistët e tij pas paraqitjes së dobët në KC Stadium.

“Në dy ndeshjet e fundit kemi pranuar gjashtë gola”, deklaroi menaxheri i Liverpoolit për të përditshmen britanike The Guardian.

“Andaj na duhet të përmirësohemi shumë në këtë aspekt. Duhet të jemi më të vëmendshëm, duke filluar nga dueli i ardhshëm të mërkurën mbrëma”, u shpreh ai.