Problemet te Real Madrid nuk kanë të ndalur, përgatiten për një tjetër largim

Telashet me largimet janë shqetësimet më të mëdha për trajnerin Julen Lopeteguai te Real Madrid.

Sport

08/08/2018 08:47

Pas Luka Modric, që ka rreth një javë që përflitet për një largim në drejtim të Interit, trajneri spanjoll është afër të humbas edhe kroatin tjetër, Mateo Kovacic.

Ish anëtari i Interit ka shfaqur hapur dëshirën për largim, shkaku i pak minutave në dispozicion.

24 vjeçari i lindur në Linz të Austrisë, do t’i bashkohet Chelsea në huazim një vjeçar, bëjnë të ditur mediet në Spanjë.

Kovacic shumë lehtë mund të përdorët në një marrëveshje mes Real Madrid dhe Chelsea për transferimin e Thibaut Courtois drejt ‘Santiago Bernabeut’./Lajmi.net/