Problemet shëndetësore që ua shkaktojnë dhëmbët e shtrembëruar

A mendoni se pamja është gjëja e vetme që ndikohet nga dhëmbët e shtrembëruar? Mendojëni këtë përsëri.

Lifestyle

27/11/2018 16:12

Hulumtimet nga Shoqata Amerikane e Dhëmbëve (ADA) kanë treguar se dhëmbët e dëmtuar përveç shëndetit dentar, mund të ndikojnë edhe në atë përgjithshëm në të paktën në disa mënyra, transmeton lajmi.net.

Zakonisht, shkaku i dhëmbëve të shtrembëruar është gjenetik, ashtu si ngjyra e syve dhe e flokëve.

Shkaqe të tjera përfshijnë humbjen e hershme të dhëmbëve të foshnjave, lëndime të rënda të fytyrës ose zakone të gabuara të fëmijërisë.

Pavarësisht nga shkaku, dhëmbët e shtrembëruar mund të ndikojnë shëndetin tuaj në mënyra që mund t’iu befasojnë.

Ato mund të nxisin:

  1. Sëmundje të mishrave të dhëmbëve
  2. Probleme në pastrimin e dhëmbëve
  3. Shtuarjen e rrezikut të lëndimit të dhëmbëve
  4. Erë të keqe të gojës
  5. Reduktim të lumturisë dhe lëndim të vetëbesimit
  6. Rënie të sistemit imunitar. /Lajmi.net/