Problemet shëndetësore nuk e ndalin Ritën, me maskë para koncertit

Javë më parë ka filluar turneun evropian "Girls".

ShowBiz

27/05/2018 11:00

Rita Ora është çdo ditë e angazhuar rreth konceteve që mban në kuadër të këtij turneu, shkruan lajmi.net.

Por, përveç kësaj, Rita është e angazhuar edhe në spektakle të tjera, në të cilat realizon performanca live.

Sot, ajo do të këndojë në “BBC Radio 1”, për të cilën performancë edhe ka filluar përgatitjet qysh orët e hershme me të arritur në Britani.

Këngëtarja ka publikuar një video në rrjete sociale, para përgatitjes për performancë, ku shihet me maskë tek goja dhe hunda, për shkak të problemeve të vazhdueshme që ka me frymëmarrjen.

Madje, për shkak të përkeqësimit të shëndetit, Rita javë më parë ishte detyruar ta anulonte një prej koncerteve të turneut, megjithatë ajo nuk po ndalet dhe vazhdon të gjejë energji edhe në këtë gjendje. /Lajmi.net/