Problemet shëndetësore që bananet i zgjidhin më mirë se ilaçet

Bananja është një frut që të gjithë e njohim për të mirat shëndetsore që ajo ka për shëndetin e organizmit tonë. Kjo pemë ndikon në largimin e shumë problemeve, për zgjidhjen e të cilave zakonisht kapemi për ilaçe.

Lifestyle

10/02/2016 09:28

Disa nga problet që zgjidhen përmes bananes janë;

Fryrja dhe kapsllëku
Bananet përmbajnë pektinë, e cila përshpejton tretjen dhe nxit largimin e helmeve nga trupi dhe organizmi. Pos kësaj, ato ndikojnë si probiotik dhe stimulojnë punën e zorrëve. Të gjithë këta faktorë stimulojnë tretjen dhe pakësojnë fryrjet në stomak, e në rast të kapsllëkut, fibrat nga bananet ndikojnë si laksativ natyral.

Stresi
E quajnë sëmundje të kohës moderne, sepse ka ndikim të hatashëm në shëndetin në përgjithësi. Një nga problemet që stresi shkakton është diarreja, kjo për shkak të rënies së kaliumit në organizëm. Ekuilibri mund të vendoset duke konsumuar banane, që përmbajnë sasi të lartë të kaliumit, që normalizon punën e zemrës, dërgon oksigjenin në tru dhe rregullon sasinë e ujit në organizëm.

Shtypja e gjakut
Dihet se sasia e lartë e natriumit dhe kripës dhe sasia e pakët e kaliumit në organizëm ndikon në ngritjen e shtypjes së gjakut, shkruan albeu. Pikërisht për këtë arsye, nevojitet t’i konsumoni bananet, sepse janë të pasura me këtë mineral të rëndësishëm. Po ashtu, bananet ju mbrojnë edhe nga depresioni dhe ndihmojnë gjatë periudhës paramenstruale.