Problemet në VV, të hënën takohen Kryesia dhe Grupi Parlamentar i këtij subjekti

Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes të hënë do të mbajë mbledhjen e përbashkët ku do të diskutohet për problemet që e kanë përfshirë këtë subjekt, dhe të tentojnë të gjejnë zgjidhje për këto probleme.

Lajme

11/01/2018 23:08

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu në RTV21.

Mbajtja e kësaj mbledhje është vendosur dje në mbledhjen që zhvilloi Kryesia e Vetëvendosjes.

Më herët Dardan Molliqaj mbajtjen e kësaj mbledhje e cilësoi si lajm shumë të mirë për Lëvizjen duke konfirmuar edhe pjesëmarrjen e tij në këtë mbledhje.