Probleme për Januzajn

Adnan Januzaj nuk kaloi një verë të qetë. Për më tepër, as afati kalimtar nuk i solli lajme të mira sepse erdhi një menaxher me një sistem të ri të lojës dhe disa përforcime që ia kufizojnë edhe më shumë hapësirën për lojë.

Sport

03/09/2014 10:32

Adnan Januzaj nuk është duke kaluar periudhën më të mirë të karrierës së tij në Manchester United. Ndryshimet e fundit në klub nuk kanë sjellë epilog të përshtatshëm për mesfushorin e talentuar.

Menaxheri i ri Louis van Gaal luan në sistemin 3-5-2 ose 3-4-1-2 në mënyrë që të rehatojë Wayne Rooneyn, Robin van Persien e Juan Matan. Por, ky është një lajm i keq për Januzajn, shkruan “Bleacher Report”.

19-vjeçari është shfrytëzuar si rezervist në tri role të ndryshme, mbrojtës i krahut, mesfushor qendror dhe numër 10. Megjithatë tani pas ardhjes së Angel Di Marias dhe Radamel Falcaos, hapësira për Januzajn në ekipin e Unitedit është edhe më e paqartë.

Si do të përfundojë krejt kjo, ose cila do të jetë zgjidhja, do ta shohim në vazhdim të sezonit.