Probleme mes Barcelonës dhe Messit

Atmosferë e tensionuar mes Barcelonës dhe Lionel Messit. Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, palët kanë mosmarrëveshje në përpjekjet për zyrtarizimin e kontratës së re me yllin argjentinas. Presidenti i ri i gjigantit katalan, Josep Maria Bartomeu thuhet se i ka ofruar Messit një kontratë të re me kushte financiare më të vogla se ajo…

Sport

14/03/2014 18:30

Atmosferë e tensionuar mes Barcelonës dhe Lionel Messit. Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, palët kanë mosmarrëveshje në përpjekjet për zyrtarizimin e kontratës së re me yllin argjentinas.

Presidenti i ri i gjigantit katalan, Josep Maria Bartomeu thuhet se i ka ofruar Messit një kontratë të re me kushte financiare më të vogla se ajo që i ishte premtuar nga ish kreu i klubit, Sandro Rosell, dhe kjo ka krijuar pakënaqësi tek futbollisti dhe përfaqësuesit e tij që janë të hidhëruar se klubi i ndërroi fjalët.

Messi dhe Barcelona ka kohë që janë në negociata për vazhdimin e kontratës së tij përtej vitit 2018 kur është e paraparë t’i skadojë marrëveshja aktuale.

Drejtuesit e klubit kanë reaguar për sigurimin e të ardhmes së Messit në klub menjëherë pasi rivali i tij kryesor në fushë dhe jashtë saj, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nënshkroi kontratë të re me Los Blancos me vlerë prej 18 milionë eurosh në sezon.