Probleme me zgjimin në mëngjes? Këto këshilla do ju ndihmojnë!

Me siguri e dini që nëse ju nis mbarë mëngjesi, e mirë do të jetë edhe pjesa tjetër e ditës.

Lifestyle

06/05/2018 11:20

Sepse kur e kapni ritmin e mirë, çdo gjë shkon më lehtë, prandaj ju sjellim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të keni mëngjese të suksesshme.

Zgjohuni me kohë
Nuk themi zgjohuni herët, sepse nuk jemi të gjithë persona të hershëm të mëngjesit. Të zgjoheni me kohë do të thotë ta caktoni alarmin mjaftueshëm herët saqë nuk do të keni nevojë të përgatiteni shpejt e shpejt për punë. Zakonisht, nëse zgjoheni vetëm 10 apo 15 minuta më herët, mëngjeset e hershme stresuese bëhen shumë më relaksuese.

Hani mëngjes të shëndetshëm
Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është mëngjesi, megjithatë shumë e kapërcejnë. Pavarësisht se a ju brengos apo jo pesha, ngrënia e mëngjesit është thelbësore. Ai do t’ju japë energji për punë të mirë .

Reduktoni ndërprerjet
Nëse dikush apo diçka ju ndërpret në punë do t’ju duhen disa minuta që përsëri ta ktheni fokusin. Nëse shpenzoni për së tepërmi kohë duke u përgjigjur në pyetjet e parëndësishme të të tjerëve me siguri duhet të riorganizoheni.

Mos u humbni
Produktiviteti është spirale pozitive e cila vazhdon pandërprerë nëse mbetet i përqendruar. Në punë bëni punë me rëndësi, dhe sa më pak “humbni kohë” kot. Nëse duhet të qëndroni diku tetë orë, atëherë këtë kohë shfrytëzojeni maksimalisht./Revista Who/