Probleme me Whatsapp, përdoruesit nuk mund të dërgojnë apo të marrin mesazhe – Lajmi.net
Probleme me Whatsapp, përdoruesit nuk mund të dërgojnë apo të marrin mesazhe
Autori: Lajmi.net FunRrjetet Sociale 10:32, 3 November 2017
Përdoruesit kanë përdorur rrjete të tjera sociale për të treguar se nuk po mund ta përdorin Whatsapp.

Whatsapp ka pësuar një rënie të madhe këtë mëngjes, ku përdoruesit nuk kanë qenë në gjendje të marrin apo të dërgojnë mesazhe.

Kjo u paraqit si problem emergjent global, ndërkaq Whatsapp ka konfirmuar se është duke punuar për zgjidhjen e këtij problemi, raporton thesun, transmeton lajmi.net

Aplikacioni ka pësuar rënie nga ora tetë e mëngjesit, ndërkaq në Londër dhe në juglindje përdoruesit rreth orës nëntë u shprehën se tashmë është rregulluar puna e tij, mirëpo të tjerët kanë thënë se ende po ka problem.

Rënia e rrjetit të këtij aplikacioni e goditi më shumë Europën dhe disa zona në Malajzi dhe Indonezi.

Raportet për çështjen e këtij aplikacioni kanë ardhur gjithashtu nga Kina, Arabia Saudite, India, USA dhe Sri Lanka. Shumë përdorues brenda këtyre vendeve vazhdojnë të raportojnë se ka rënë edhe më shumë rrjeti.

Përdoruesit në panikë menjëherë filluan të krijojnë meme qesharake ndaj njëri tjetrit, derisa shpjegoheshin me faktin se s’mund ta përdornin aplikacionin.

Përdoruesit kanë raportuar se nuk mund të fshijnë apo të editojnë foton e profilit, informacionet, madje në disa raste edhe privatësia nuk mund të ndryshohej.

Website DownDetector ka publikuar një hartë duke treguar se mbi 1000 përdorues kanë pasur probleme në kyqje në Whatsapp.

/Lajmi.net/

 This graphic shows the outage occurred at about 8am with thousands of users reporting problems with the app This heat map shows how widespread the outage is across the UK and wider Europe

 

Fjalët kyçe: kyqje, Përdorues, probleme, WhatsApp

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master Japan
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals