Probleme me aknet? Më në fund, zbulohet vaksina që i kuron

Një vaksinë e re që mund të kurojë aknet – ky është rezultati i zbuluar nga studiuesit e Universitet të Kalifornisë pak kohë më parë. Një prej zbulimeve më të domosdoshme të kohës mund të jetë kurë për të gjitha llojet e lëkurave dhe po ashtu, rezultat i të gjitha grupmoshave.

Lifestyle

09/04/2017 13:56

Sipas një artikulli të botuar në revistën Allure, shkencëtarët kanë zbuluar së fundi një antitrup në një proteinë toksike, e cila mund të bllokojë mënyrën se si bakteret shkaktojnë aknet.

“Hapi tjetër është duke u testuar në trajtimet klinike te disa pacientë”, – tregon drejtuesi i këtij projekti Eric C. Huang, por thekson se përfundimet duan edhe disa vite për të qenë të plota.

Shfaqja e akneve, që konsiderohet të jenë problem për më shumë se 660 milionë njerëz në të gjithë botën, është një sëmundje lëkure afatgjatë, e cila ndodh kur folikulat e qimeve bllokohen nga qelizat e vdekura të lëkurës dhe yndyra e lëkurës.