Probleme globale me Facebook dhe Instagram

Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram po përjetojnë probleme në shumicën e funksioneve të tyre, po raportojnë përdoruesit e internetit nëpër gjithë botën në Twitter.

Auto & Tek

26/08/2017 16:11

 

Përdoruesit po raportojnë probleme si pamundësi për të hapur faqet e Facebookut, për të publikuar në to, për t’ua kthyer mesazhet njerëzve në Messenger, për të dërguar fotografi, për të publikuar statuse dhe madje edhe për të hyrë në llogarinë e tyre.

Përderisa në Instagram përdoruesit po raportojnë për mos-shfaqje të postimeve të reja, pamundësi për të postuar foto dhe pamundësi për të shtuar storje si zakonisht shkruan Gazeta Express.

Edhe në Kosovë dhe Shqipëri përdoruesit po raportojnë për probleme të njëjta. Faqja për raportim të problemeve outage.report ka marrë më shumë se 2,000 raporte vetëm në 20 minutat e fundit për mosfunksionim të Facebook.