Probleme me gjumin? Ja cilat ushqime duhet t’i konsumoni

Sigurisht shumë prej jush keni probleme me gjumin, por ja një lajm shumë i mirë për ju.

Lifestyle

28/06/2016 04:12

Jeni duke tentuar për të fjetur por nuk mundeni? Me sa duket ky problem ka të bëjë me atë çfarë keni ngrënë.

Fillimisht, duhet të dini se ju duhet të përfundoni darkën së paku dy orë para se të flini dhe se ka disa ushqime ideale të cilat ndihmojnë për të rënë më lehtë në gjumë, transmeton lajmi.net

Jessica Katz, një dietologe ka treguar se nuk ka ndonjë ushqim magjik që të dërgon direkt në gjumë, por ka disa të tilla që megjithatë mund të ndikojnë.

Ushqimet me përmbajtje të lartë të tripofanit dhe aminoacideve i ndihmojnë trupit për të prodhuar serotoninë dhe melatoninë për të nxitur gjumin, në mënyrë që më lehtë ta mposhtni pagjumësinë.

Këtu është një listë ushqimesh të cilat mund t’i konsumoni që ndoshta pagjumësia mos të jetë më problem i juaji:

1. Banane
2. Arra
3. Portokall
4. Vezë
5. Qershi
6. Avocado
7. Orizi i zi

Atëherë, sipas Jessica Katz, nëse keni probleme me gjumin, provoni njërin nga këto ushqime dhe efektet mund të jenë shumë pozitive./lajmi.net