‘Problematikët’ e estradës që u përballën me ligjin në Kosovë

Estrada e vendit, ndër vite, është përballur me një rivalitet të madh veçanërisht në grupet e Hip Hopit dhe Rep muzikës.

ShowBiz

20/09/2018 16:15

Historia e përleshjeve daton nga vitet e hershme e deri tek ato të pas pavarësisë.

Duke filluar tek më e vjetra, mes viteve 2012-2013, nëpër media ishte raportuar për rrahjen mes dy grupeve muzikore gjilanase atë E7 dhe GG Army.

Rivaliteti i këtyre dy grupeve të Hip- Hop-it ishte i kamotshëm ndërsa përfundoi duke përdorur edhe armët, ku një person kishte mbetur i plagosur dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Në vitin 2015, në media u shkrua edhe për një rrahje mes dy këngëtarëve të tjerë, Capital T dhe Agon Amiga, tani më anëtar në labelin “Baba Stars”.

Lidhjet e dashurisë në mes VIP-ve të kryeqytetit kishin përfunduar në një konflikt fizik në rrugët e Prishtinës.

Reperi Ledri Vula ishte rrahur mbrëmjen e 7 shtatorit 2012 në një ngjarje që sipas tij motiv kishte lidhjen e tij me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Ai u rrah nga ish- i dashuri i Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor Gjykata e Prishtinës kishte dhënë në korrik të vitit të kaluar verdiktin e saj për konfliktin e para gjashtë vjetësh.

Gazmend Mirena e Krenar Çoçaj ishin dënuar me 6 muaj burgim, burg ky i cili është zëvendësuar me dënim me gjobë.

Gjykatës i ishin dashur më shumë se 2 vjet për ta përfunduar procesin gjatë të cilit gjykatësi u obligua të përdorte mekanizma kërcënues për t’i sjellë VIP-at në gjykatore për të dëshmuar.

Probleme me ligjin ka pasur edhe këngëtari tjetër nga Lugina e Preshevës, Arian Agushi ose i njohur për publikun si Gold AG.

Ai u padit nga ish-deputetja Alma Lama, tani Ambasadore e Kosovës në Itali, pasi sipas kësaj të fundit ishte përdorur gjuhë e urrejtjes dhe fyerjes në një këngë të këngëtarit. Procesi ende nuk ka marrë një epilog përgundimtar

Një konflikt disavjeçar mes dy grupeve të njohura të rep-it në shqiptar në Kosovë e Shqipëri, “OTR” dhe “Babastars”, i cili kulmoi me një përleshje të armatosur dy vjet më parë në qendër të Prishtinës, u mbyll këtë muaj në gjykatë kur përfaqësuesit e tyre pranuan hisen përkatëse të fajit dhe shpallën pajtimin.

Katër ditë pasi janë mbushur dy vjet nga përleshja e armatosur në të cilën kishte mbetur i plagosur lideri i ‘label’-it OTR, Rigels Rajku (Noizy), palët u përballen në gjykatë.

Edhe Noizy nga “OTR” edhe Albert Krasniqi nga grupi rival “Babastars” kishin pranuar fajësin duke treguar se të dy palët janë pajtuar.

Ferronit Shabani, reperi nga Gjilani i njohur me nofkën ‘Fero’, ishte lënduar pas një përleshje në Prishtinë.

Edhe Noizy nga “OTR” edhe Albert Krasniqi nga grupi rival “Babastars” kishin pranuar fajësin duke treguar se të dy palët janë pajtuar.

KALLXO.com kishte njdekur procesin gjyqësor ndaj Noizyt dhe Comzman.

Ferronit Shabani, reperi nga Gjilani i njohur me nofkën ‘Fero’, ishte lënduar pas një përleshje në Prishtinë.

Reperi Fero është sulmuar në mars të këtij viti në lagjen Veternik në Prishtinë nga disa persona të dyshuar.

Ai ishte intervistuar nga policia ndërsa këta të fundit kishin arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin.

Edhe këtu rivaliteti sherr i përleshjes.

Pas sulmit ishte Fero ai që ishte arrestuar më pas, pasi që i njëjti me në të disa kërcënimeve kishte kërkuar nga të dyshuarit të shihen prap.

Një këngëtar i ri në skenë, ai i cili dyshohet se ishte përfshirë në rrahjen e Feros, Arian Sijarina, gjatë këtij viti u përball me drejtësi.

Në maj të këtij viti pas një ndeshjeje futbolli, reperi Sijarina kishte gjuajtur me armë zjarri duke bërë kështu që të shkaktoj rrezik të përgjithshëm.

Reperi Arian Sijarina kishte pranuar se ka shtënë me armë zjarri pas përfundimi të ndeshjes së xhiros së fundit të kampionatit të kaluar të Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Dritës e cila qe zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Reperi Sijarina akuzohej për veprat penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje.

Për veprën e parë, i akuzuari u dënua me 6 muaj burg.

Ky dënim, me pëlqimin e të akuzuarit do të kthehet në dënim me gjobë.

Ndërsa për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, Sijarina u dënua me gjobë në shumën prej 600 euro.

Një tjetër reper kishte pasur probleme me ligjin në Kosovë.

Burim Kursani, reperi i njohur me nofkën “Bim Bima” ishte dënua vitin e kaluar nga Gjykata në Prishtinë.

Reperi “Bima Bima” ishte akuzuar për prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikëve dhe dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me një vit dënim me kusht dhe pesëqind euro gjobë.

Një festival i organizuar nga babai i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipas, bëri që këngëtari amerikan me origjinë shqiptare, Action Browns të bie ndesh me ligjin e policisë.

Ai u arrestua për përdorim të narkotikëve ku më pas, prokuroria e kishte mbyllur lëndën nën arsyetimin se nuk ka pasur prova se i njëjti ka përdorur lëndë narkotike.

Përvec rrahjes mes reperëve, një përleshje mes dy këngëtareve të Kosovës kishin mbushur dsa vite më parë ballinat e mediave shqiptare.

Leonora Jakupi dhe Adelina Ismajli ishin dy këngëtaret të cilat pas një debati kishin përfunduar duke u rrahur mes vete./Kallxo.com