‘Problem’ te Juventus, kush do të jetë kapiten kundër Chievos?

Juventus duhet të emërojë një kapiten të ri.

Sport

09/09/2017 13:08

Juventus ballafaqohet me një ‘problem’ të pazakonshëm, para ndeshjes së sotme ndaj Chievos në Serie A.

Gianluigi Buffon do të pushojë para ndeshjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Andaj, do të jetë interesante të shihet se kush do të jetë kapiten i ekipit në mungesë të tij, shkruan “Tuttosport”, përcjell “lajmi.net”.

Giorgio Chiellini, Andrea Barzagli e Claudio Marchisio po ashtu mungojnë andaj kandidatë janë Daniele Rugani, Stefano Sturaro ose edhe Gonzalo Higuain. /Lajmi.net/