Problem te Juventus, ja çfarë ka bërë Buffon pas humbjes nga Napoli

Kjo ndodhi në zhveshtoren e Juventusit pas humbjes nga Napoli në Serie A.

Sport

24/04/2018 07:18

Gianluigi Buffon ishte i fundit që hyri në zhveshtore pas humbjes së Juventusit nga Napoli.

Kapiteni i “Bianconerëve” qëndroi në fushë për të uruar secilin prej futbollistëve të Napolit pas fitores së tyre 0-1 në Allianz Stadium, të dielën.

Por, pas rikthimit në zhveshtore, ndodhi një problem, raporton “Calciomercato”.

Buffon qortoi bashkëlojtarët e tij me zë të lartë pas disfatës nga Napoli, përcjell “lajmi.net”.

Buffon është i vetëdijshëm për krizën e Juventusit në momentet vendimtare të sezonit dhe u ka përkujtuar bashkëlojtarëve se nuk guxojnë të bëjnë gabime tjera nëse dëshirojnë ta fitojnë Scudetton e shtatë me radhë në Serie A. /Lajmi.net/