Problem te Bayern Munich, James dhe Rudy përleshen në stërvitje

James Rodriguez dhe Sebastian Rudy janë kacafytur në stërvitjen e fundit të skuadrës se Bayern Munichut.

Sport

20/01/2018 10:01

Bayern Munich është ballafaquar me një problem të pazakonshëm në stërvitjen para duelit me Werder Bremenin në Bundesligë.

James Rodriguez dhe Sebastian Rudy janë kacafytur në stërvitjen e fundit të skuadrës.

Një ndërhyrje e ashpër e ish yllit të Real Madridit ndaj Rudyt solli përplasjen mes tyre, përcjell “lajmi.net”.

Por, situata u qetësua pas ndërhyrjes së futbollistëve dhe stafit të ekipit bavarez. /Lajmi.net/