Problem serioz me fanellat e reja të Juventusit (FOTO)

Fanella e re e Juventusit ka një problem.

Sport

24/07/2017 09:50

Tifozët e Juventusit kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’u ankuar për fanellën e re.

Në emrat më të gjatë të futbollistëve, disa prej shkronjave nuk shihen për shkak të sipërfaqes së bardhë dhe shkronjave të bardha, përcjell “lajmi.net”.

Mandragora e Bentancur janë vetëm dy prej futbollistëve të Juventusit që e patën këtë problem në ndeshjen e fundit ndaj Barcelonës. /Lajmi.net/