Problem për Kloppin, lëndohet ylli i Liverpoolit

Georginio Wijnaldum u lëndua në ndeshjen e Liverpoolit kundër Mariborit në Ligën e Kampionëve.

Sport

02/11/2017 09:30

Jurgen Klopp ka konfirmuar lëndimin e Georginio Wijnaldum në ndeshjen e Liverpoolit kundër Mariborit në Ligën e Kampionëve.

“Reds” fituan ndeshjen me rezultat 3:0 por Wijnaldum me lëndimin e tij solli një problem të ri për menaxherin Jurgen Klopp, përcjell “lajmi.net”.

“Pas pjesës së parë nyja e Wijnaldum ishte e fryrë dhe kjo nuk është një shenjë e mirë. Menduam se nuk ishte serioze, pastaj nyja u fry. Duhet të presim e të shohim shkallën e lëndimit”, tha Klopp pas ndeshjes. /Lajmi.net/