Problem për Juventusin, ja çfarë po ndodh me Emre Can

Mesfushorit i përfundon kontrata me “The Reds” më fund të sezonit dhe gjasat janë që të mos ketë rinovim.

Sport

12/12/2017 14:29

Juventusi vazhdon të mbetet tepër aktiv në merkato, ku po punohet veçanërisht për të trasnsferuar në Torino futbollistin e Liverpoolit dhe të Kombëtares Gjermane, Emre Can.

Mesfushorit i përfundon kontrata me “The Reds” më fund të sezonit dhe gjasat janë që të mos ketë rinovim, ndaj dyshja drejtuese bardhezi Marotta-Paratici po lëviz me shpejtësi për ta mbyllur marrëveshjen, pasi lojtari pëlqehet shumë edhe nga Pep Guardiola, që dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij te Manchester City.

“Zonja e Vjetër” është e avantazhuar në këtë duel merkatoje me “Cityzens” për dy arsye kryesore. E para, vetë Emre Can pëlqen projektin bardhezi, ndërsa e dyta dhe ndoshta më e rëndësishmja lidhet me faktin që Liverpoolit nuk i intereson të përforcojë një rival të fortë në Premier League, siç është Manchester City.

Juventusi ofroi 30 milionë euro verën e kaluar për këtë lojtar, por marrëveshja mund të mbyllet që në janar për një shifër edhe më të vogël.