Problem në Real Madrid, ylli i madh mungon në stërvitje

Real Madrid nuk do të jetë i kompletuar për ndeshjen ndaj Espanyolit.

Sport

21/09/2018 12:08

Dani Carvajal mungoi në stërvitjen e Real Madridit para duelit me Espanyolin në La Ligë.

Mbrojtësi i djathtë spanjoll është në dyshim të madh për të luajtur në Santiago Bernabeu.

Nëse konfirmohet mungesa e tij, trajneri Julen Lopetegui mund të vendos për debutimin e Alvaro Odriozola, përcjell “lajmi.net”.

Sergio Lopez nga skuadra e të rinjve ishte ftuar në stërvitje në vend të Carvajal.

Real Madrid ka filluar pozitivisht sezonin e ri në La Ligë me trajnerin Lopetegui. /Lajmi.net/