Problem i ri në Real Madrid, ylli i madh mungon në stërvitje (FOTO)

Toni Kroos nuk ka stërvitur sot me ekipin, para duelit me Alavesin.

Sport

22/09/2017 12:36

Real Madrid ka një problem të ri pas humbjes nga Real Betis.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se mesfushori Toni Kroos nuk ka stërvitur sot me ekipin, para duelit me Alavesin, përcjell “lajmi.net”.

Kroos sapo u rikthye nga lëndimi kurse tani duket se ka një problem të ri.

Real Madrid ka plot 7 pikë më pak se Barcelona pas vetëm pesë xhiros në edicionin e ri të La Ligës. /Lajmi.net/