Problem i ri në Man Utd, Mourinho ka një pyetje për Pogban

Jose Mourinho ka një akuzë të re për mesfushorin Paul Pogba.

Sport

31/03/2018 09:16

Jose Mourinho ka akuzuar Paul Pogban se forma e tij e dobët nuk vjen si rezultat i lëndimit.

Mesfushori ka mbetur jashtë formacionit të Manchester United në periudhën e fundit.

“Pyeteni atë. Pyeteni atë kur e ka shansin çfarë mendon për atë”, u përgjigj Mourinho kur u pyet për formën e 25 vjeçarit.

“Nuk ka asgjë të bëj me lëndimin. Rikuperimi ka qenë i mirë. Është e vërtet se ka pasur një lëndim të rëndë, që ndoshta klubet tjera do ta kishin futur në operim lojtarin, por (forma e Pogbas) nuk ka të bëjë me lëndimin, ai është shëruar, është mirë”, shtoi ai. /Lajmi.net/