Problem i madh në Real Madrid, dy super yje mungojnë ndaj Bayern Munichut

Real Madrid do të jetë pa Iscon dhe Dani Carvajalin në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

27/04/2018 13:18

Real Madrid nuk do të jetë i kompletuar për ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“AS” ka njoftuar se trajneri Zinedine Zidane ka marrë sot një lajm të keq nga stafi mjekësor i ekipit madrilen.

Mbrojtësi Dani Carvajal dhe mesfushori Isco që pësuan dëmtime në ndeshjen e parë në Allianz Arena, nuk do të rikuperohen për takimin në Santiago Bernabeu, të martën, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid ka epërsi nga ndeshja e parë me rezultat 2:1. /Lajmi.net/