Problem i madh në Real Madrid

Florentino Perez ka shprehur shqetësim pas numrit të madh të futbollistëve të lënduar.

Sport

07/10/2017 08:48

Real Madrid ka një problem të ri pas rezultateve negative në javët e para të sezonit të ri në La Ligë.

“Mundo Deportivo” shkruan se presidenti i klubit, Florentino Perez ka shprehur shqetësim pas numrit të madh të futbollistëve të lënduar.

Po ashtu, ai ka shfaqur gatishmëri për të ndërhyrë duke kërkuar përforcime në janar.

Edhe pse kërkesa e tij është hedhur poshtë nga trajneri Zinedine Zidane, përcjell “lajmi.net”.

Zidane dëshiron t’i presë rikuperimet e futbollistëve edhe pse Perez mbetet i brengosur për lëndimet e shpeshta të disa prej futbollistëve kryesorë të ekipit. /Lajmi.net/