Problem i madh me Dani Carvajal

Klubi nga Santiago Bernabeu është i brengosur për gjendjen e Dani Carvajal.

Sport

03/10/2017 11:31

Real Madrid është i shqetësuar për gjendjen e Daniel Carvajal.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se klubi nga Santiago Bernabeu është i brengosur për gjendjen e Carvajal, i cili në periudhën e fundit ka vuajtur nga lëndime të ndryshme.

Carvajal së fundmi ka nënshkruar kontratë të re në Real Madrid deri në verën e vitit 2022, përcjell “lajmi.net”.

Carvajal është aktualisht i lënduar dhe trajneri Zinedine Zidane shpreson në rikuperimin e tij pas ndeshjeve ndërkombëtare. /Lajmi.net/