Prizreni shpenzon për dekorim më shumë se vitin e aluar

Komuna e Prizrenit ka shpenzuar 25 mijë euro për dekorimin e qytetit këtë vit. Për dekorimin e qytetit, Komuna kishte planifikuar t’i shpenzonte 30 mijë euro, mirëpo në fund kishte nënshkruar kontratë 5 mijë euro më të lirë se sa shuma e planifikuar.

Lajme

01/01/2018 23:10

Vitin e kaluar, në festat e fundvitit të 2016 shpenzimet e komunës së Prizrenit për dekorim të qytetit kishin qenë rreth 5 mijë euro më lirë dhe fitues kishte qenë kompania “Elteko”.

Kontrata e nënshkruar vitin e kaluar për dekorim të qytetit kishte qenë  19 e 930 euro.

Kjo shumë e shpenzuar nga Komuna e Prizrenit vitin e kaluar ishte bërë për dekorimin e 4 shesheve dhe rrugëve me gjatësi rreth 4 km.

“Komuna e Prizrenit kërkon një OE i cili do të bëj dekorimin e qytetit të Prizrenit ku do të përfshihen rrugë në gjatësi rreth 4 km dhe katër sheshe bashkë me sheshin e Shadërvanit. Në kuadër të materialit dekorues hyjnë pisha dekorative, kabllo dekorative rreth 3000 metra, 400 mini-pisha dekorative, tuba ndriçues rreth 3000 metra dhe një sasi e elementeve dekorativ përcjellës”, thuhet në njoftimin për kontratë të vitit të kaluar.

Ndërsa para 2 viteve, gjatë festave të fundvitit të 2015, Komuna e Prizrenit kishte shpenzuar 28 mijë e 610 euro. Kjo i bie që në 2015 Prizreni kishte shpenzuar rreth 9 mijë euro më shumë se sa në 2016 dhe rreth 3 mijë e 500 euro më shumë se sa për këtë vit.

Foto: Kallxo.com