Prizreni dhe Saranda në top-dhjetëshen e Ballkanit

Faqja e njohur topinspired.com, ka listuar 10 qytetet më të bukura në Gadishullin e Ballkanit, që duhet vizituar nga turistët e huaj. 

Fun

07/07/2014 13:36

Shkrimi i publikuar në këtë web-faqe fillon me përshkrimin e natyrës në këtë gadishull, duke thënë se “Ballkani është i njohur me shumë gjelbërim dhe natyrë të bukur, që e bënë këtë rajon shumë të përshtatshëm për pushime verore dhe dimërorë”.

Në mesin e dhjetë qyteteve më të bukura, hynë edhe Prizreni dhe Saranda, ndërsa i pari renditet Ohri i Maqedonisë.

Shikoni se si janë renditur qytetet sipas kësaj web-faqe.

 

          1. Ohër, Maqedoni

Top 10 Non Capital Cities to Visit in the Balkans

Ohri është qyteti më i bukur në Maqedoni dhe atraksioni ma i madh turistik i këtij vendi. Arkitektura e në pjesën e vjetër, bënë që ky qytet të jetë nën mbikëqyrjen e UNESCO-s. 

 

      2.   Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë

Top 10 Non Capital Cities to Visit in the Balkans

Qyteti i Mostarit, që gjendet në jug të Bosnje dhe Hercegovinës, në të cilin kalon edhe lumi Neretva, ka një trashegëmi historike dhe kulturore të konsiderueshme të të gjithë shtetit. Monumenti kryesor është Ura e Vjetër e cila është ndërtuar në shekullin e 16-të, nga otomanët.

 

 

       3.   Maribor, Slloveni

Top 10 Non Capital Cities to Visit in the Balkans

Ka shumë arsye që ta vizitoni Mariborin. Arkitektura e mrekullueshme e Kullës së Gjykimit, Kullës së Ujit, Kullës së hebrenjve dhe Katedralja e Mariborit , të ndërtuara në stilin Gotik, janë atraksionet e para për turistët në Slloveni.

 

       4.  Pula, Kroaci

Top 10 Non Capital Cities to Visit in the Balkans

Nëse e vizitoni Pulën, nuk do të ndaheni të zhgënjyer pasi që do të keni përballë një deti të qetë, natyrë të mrekullueshme dhe klimë të butë. Mos harroni që të pini edhe verë artizanale dhe ushqim të freskët të detit!

 

       5.   Novi Sad, Serbi

Top 10 Non Capital Cities to Visit in the Balkans

Qyteti i dytë për nga madhësia në Serbi – Novi Sadi është vendi i duhur nëse keni për qëllim të vizitoni një qendër të madhe kulturore, ku ju do të keni shumë gjëra të bëni dhe të shihni. Ky qytet njihet edhe për festivalin e njohur të muzikës, EXIT, ku çdo verë, performohet muzikë moderne dhe është festivali veror më i madh në botë.

       

       6.   Prizren, Kosovë

Top 10 Non Capital Cities to Visit in the Balkans

Prizreni është një qytet i bukur, ku jetojnë shumicë shqiptare, por edhe pjesëtar të komuniteteve tjera. Gjatë luftës në Kosovë, Prizreni nuk kishte pasur dëmtime të mëdha, dhe kjo është arsyeja që ky qytet mbetët qendra kryesore kulturore e rajonit!

      

        7.   Nessebar, Bullgari

Top 10 Non Capital Cities to Visit in the Balkans

Atraksioni kryesor turistik i Bullgarisë – i famshmi Nessebar, është vendi i duhur për ta vizituar gjatë ditëve të nxehta verore.

        

        8.    Brasov, Rumani

Top 10 Non Capital Cities to Visit in the Balkans

Barsov është qyteti më i madh në zonën malore të Rumanisë, i cili ka një traditë të gjatë të sportit, si futbolli, ragbi, tenisi, çiklizmi, bowling, etj. Duke i lezetshëm dhe modern, por edhe shumë historik dhe njihet si qyteti i lindjes së himnit kombëtar të Rumanisë.

      

         9.    Sarandë, Shqipëri

Top 10 Non Capital Cities to Visit in the Balkans

Një destinacion perfekt për pushime dhe relaks! Saranda është qyteti më i bukur në Rivierën e Shqipërisë, i cili gjendet pranë një gjiri të hapur të detit Jonë. Pozita e mrekullueshme gjeografike dhe klima e mirë, plazhe fasionuese, ujë të kristaltë dhe restorane të bukura, janë vetëm disa nga aryse që Saranda i lë çdo herë vizitorët gojëhapur !

 

        10.   Heraklion – Kreta, Greqi

Top 10 Non Capital Cities to Visit in the Balkans

Nëse e doni histori, arkitekturë të mirë dhe deti, atëherë shkoni në Hreaklion, pasi ky është një qytet që i gërsheton të gjitha këto në një vend. Mijëra turistë nga i gjithë globi udhëtojnë në këtë vend për të eksploruar bukuritë e ishullit më të madh grek. (Lajmi.net)