Prizreni, destinacioni i radhës për automobilistë – Lajmi.net
Prizreni, destinacioni i radhës për automobilistë
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 19:31, 20 April 2018
Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon të dielën me garën e disiplinës auto-sllallom që do të zhvillohet në Prizren.

Pas garës në drift që u mbajt të dielën e kaluar, dashamirët e auto sportit e kanë mundësinë që këtë fundjavë të shohin garuesit e disiplinës auto sllallom, po ashtu shumë atraktive.

Duke marrë parasysh traditën automobilizmit në Prizren dhe faktin që prizrenasit janë dashamirë të mëdhenj të këtij sporti, është e sigurt që gara do të përcillet nga numër i madh i shikuesve, ndërsa edhe numri i garuesve pritet të jetë i madh.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 08:00-09:00, ndërsa pas procedurave të zakonshme, fillimi zyrtar i garës është paraparë në orën 13:00, derisa përfundimi i saj diku rreth orës 16:00. Gara organizohet nga Auto Klubi Prizreni D&G, ndërsa do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO