Prizren, zgjatet orari i punës në qendrat e mjekësisë familjare

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka marrë vendim për zgjatje të orarit të punës për një orë, për të gjitha qendrat e mjekësisë familjare, të cilat punojnë në dy ndërrime.

Lajme

14/07/2018 13:03

Kjo sipas komunës për shkak të fluksit të madh të qytetarëve gjatë muajve të verës dhe rrjedhimisht edhe rritjes së kërkesave për të pasur shërbime mjekësore.

Orari i ri i punës do të jetë si në vijim:

1. Gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte) orari për ndërrimin e paradites është 07:00-15:00, kurse për ndërrimin e pasdites 13:00-21:00.

2. Gjatë fundjavës (e shtunë – e diel) dhe festave, orari për ndërrimin e paradites është 07:00-14:00, kurse për ndërrimin e pasdites 14:00-21:00.

Të gjitha shërbimet shëndetësore pas orës 21:00, sikurse edhe rastet urgjente, do të ofrohen në Urgjencën e Qytetit.

Ky vendim do të fillojë të zbatohet nga fillimi i javës së ardhshme, përkatësisht nga data 16.07.2018./Lajmi.net/