Prizren: I riu plagoset me thikë, është në gjendje të rëndë

Një i ri është plagosur me thikë në lagjen “Ortokoll” në Prizren. Zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi tha se gjendja e viktimës është e rëndë.

Lajme

02/11/2016 15:57

“Sot rreth orës 10.40 në lagjen Ortakoll në afërsi të motel “Fatoni” ka ndodhur një zënkë e rastit në mes të dy të rinjëve. Si pasojë e kësaj është plagosur R. Z i lindur në vitin 1992”, tha Gashi, raporton PrizrenPress.

“ Ai dyshohet të jetë goditur me mjete të mprehta dhe është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

“ Policia është duke u marrë me hetimin e rastit ndërsa, D. N është shoqëruar në stacionin policor në Prizren”.

“Gjendja shëndetësore e të riut të lënduar si pasojë e goditjes më thikë është e rëndë”.