Prizren, Policia konfiskon armë dhe arreston një person

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:45, Policia e Kosovës, përmes njësiteve relevante në Prizren, ka zbatuar urdhrin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, me ç’rast në Rr.”Ismet Jashari“ në Prizren ka kontrolluar një shtëpi banimi dhe ka arrestuar një person të dyshuar me inicialet B. S.

Lajme

14/12/2018 16:32

Tutje policia sqaron se gjatë bastisjes së shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale një revole, një karikator, 52 fishekë dhe një jelek –antiplum.

Sipas policisë me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari është dërguar në ndalim.