Prizren, i dashuri e detyronte të bënte prostitucion

Polica e Kosovës njofton se një qytetar në Prizren, është dërguar në mbajtje pasi e detyronte një femër me të cilën bashkëjetonte të ushtronte prostitucion.

Lajme

06/09/2014 17:27

Një femër në Prizren ishte detyruar për rreth një vit të ushtronte prostitucion nga i dashuri i saj me të cilin bashkëjetonte. 

Polica e Kosovës thotë se pas rastit të paraqitur në polici i dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

“Një femër ka njoftuar në polici se i dyshuari me të cilin ka qenë duke bashkëjetuar qe një vit është detyruar nga ana e tij të ushtrojë prostitucion në qytetin e Prizrenit pasi që e njëjta ka qenë në varësi financiare dhe ekonomike nga i dyshuari. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. (lajmi.net)