Prizren: Fillojnë hetimet kundër katër të pandehurve që merreshin me fajde

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve, K.D, A. D, G. Sh, dhe K. B, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale, të fajdesë, detyrimit, detyrimit në bashkëkryerje dhe fajdesë në ndihmesë, të gjithë nga komuna e Prizrenit.

Lajme

02/10/2015 13:48

Prokuroria ka filluar hetimet kundër të pandehurit, K.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të fajdesë nga neni 343 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KP-së.

Ndërkaq, i pandehuri A. D., dyshohet se ka kryer veprën penale të detyrimit nga neni 340 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KP-së.

I pandehuri G. Sh., dyshohet se ka kryer veprën e detyrimit në bashkëkryerje nga neni 340 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1  të KP-së.

Ndërsa, i pandehuri K. B., dyshohet se ka kryer veprën penale të fajdesë në ndihmesë nga neni 343 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KP-së e lidhur me nenin 33 të KP-së konformë dispozitës  së nenit 104 paragrafi 1 të KPP-së.

“Në bazë të dispozitës së nenit 164 paragrafi 7, nenit 165 paragrafi 2 të KPP-së, prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë tek gjyqtari i procedurës paraprake, në Gjykatën Themelore, Departamentin e Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit për të lartcekurit, thuhet në njoftim, raporton lajmi.net.

Po ashtu, Prokuroria e Prizrenit – Departamenti për Krime të Rënda, ka nxjerrë aktvendim për fillimin  e hetimeve kundër të pandehurit, S.B., nga komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psiko-trope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 1 të KP./lajmi.net.