Prizren, arrestohen dy persona për rrëmbim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, të dyshuar për rrëmbimin e një personi tjetër.

Lajme

22/05/2018 10:11

Sipas policisë në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren, dy të dyshuarit në nën kërcënimin e armëve e kanë rrëmbyer viktimën mashkull K-Shqiptar.

“Njësiti policor nga të dyshuarit ka konfiskuar një armë AK-47 dhe një pistoletë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/