Pritjet spektakolare në Serie A, Strakosha lë pas Buffonin dhe Handanovicin

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është duke kaluar një moment të shkëlqyer te skuadra e Lacios.

Sport

09/03/2018 20:20

Gardiani kuqezi, shpesh herë ka qenë deçiziv me pritjet e tij, duke i dhuruar mjaft pikë skuadrës kryeqytetase.

Pas analizës së bërë nga “OPTA”, Strakosha rezulton në vendin e dytë në Serinë A, për pritjet vendimtarë në këtë sezon.

Sipas analizës statistikorë, 22-vjeçari, ka lenë poshtë vetes, emra si Bufon, Handanoviç, Perin etj. Vetëm portieri i Romës, Alizon ka bërë më mirë se gardiani shqiptar. Jo më kot, për Strakoshën interesohen klube prestigjioze europiane, të cilët dëshirojnë ta kenë shqiptarin në gjirin e tyre.

1 – ALISSON (Roma) 7,1
2 – STRAKOSHA (Lazio) 3,1
3 – BELEC (Sampdoria) 2,7
4 – BUFFON (Juventus) 2,6
5 – PERIN (Genoa) 2,3
6 – VIVIANO (Sampdoria) 2,2
7 – SZCZESNY (Juventus) 2,1
8 – SIRIGU (Torino) 2
9 – CRAGNO (Cagliari) 1,7
10 – HANDANOVIC (Inter) 1,5