Pritje të gjata për të marrë statusin azil në Evropë

Më shumë se gjysma e emigrantëve që kanë hyrë në Evropë, akoma janë në pritje të vendimit rreth aplikimit të tyre si azil.

Bota

20/09/2017 20:16

Qendra për Hulumtime Pew, raporton se nga më shumë se 2.2 milion azilkërkues që kanë arritur në Evropë, 56 përqind e tyre ende presin vendimin rreth aplikimit të tyre si azil, proces i nisur në fund të vtit 2016.

40 përqind të tyre i’u është aprovuar aplikimi, derisa 3% e tyre janë refuzuar dhe larguar nga vendi ku ata kanë kërkuar mbrojtje.

Numri i migrantëve që kanë arritur në disa vende të vogla, është aq i madh saqë demografia e këtyre vendeve ka ndryshuar dukshëm.

Në Suedi, Hungari dhe Austri, numri i azilkërkuesve ka ndikuar në rritjen e përqindjes së popullsisë për 1%.

Siria, Afganistani dhe Iraku, vende të cilat përballen me konflik të dhunshëm, kanë sjellur numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë.