Pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës

Në pikat kufitare të Kosovës, gjatë sezonit të verës, vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe vijnë në Kosovë, si dhe të atyre që dalin nga Kosova.

Lajme

22/07/2018 17:16

Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata raportohen në kufirin e Hanit të Elezit (100 metra), në kufirin e Merdares (500 metra) si dhe në kufirin e Mutivodës (50-70 metra).

Përkundër deklarimeve të autoriteteve për shtim të kapaciteteve në kufij, pritjet e gjata janë shpesh të paevitueshme.