Pritje të gjata në kufirin Kosovë-Serbi

Pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbinë në Merdar është kthyer në një vend pritjeje torturuese për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë apo kthehen në vendet perëndimore. Pritjet për hyrje në Kosovë sot ishin deri në 3 orë, kurse në dalje deri në 2 orë e gjysmë.

Lajme

28/07/2017 20:23

Në vendkalimin kufitarë Kosovë -Serbi për dallim nga ditët e tjera, të premten kishte kolona në të dy anët.

Në hyrje të Kosovës, bashkatdhetarët kanë pritur deri në 3 orë ,kurse  në dalje  pritjet janë deri 2 orë e gjysmë.

Një prej tyre është edhe Vezir Kastrati I cili me familje ka pritur dy orë për të  hyrë në Kosovë. Edhe bashkatdhetarët  e tjerë që prisnin në  dalje nga Kosova, deklaruan se po presin deri ne 3 orë për të shkuar në vendet nga kanë ardhur për pushime

Policia e Kosovës sërish u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pasi në Merdare janë duke u zhvilluar punimet ne zgjerimin e vendkalimit kufitar.

Policia e Kosovës ka shtuar kapacitetet e veta ne vendkalimin kufitarë të Kosovës, edhe përkundër kësaj problem I pritjes se bashkatdhetarve ne kete vendkalim eshte tek procedurat burokratike qe i ndjek policia serbe./RTK/